Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aplikacioni Threads, i cili është i lidhur me Instagram, u shfaq në Apple app store të martën dhe do të lançohet të enjten. Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe Whatsapp, ka hapur një faqe interneti me numërim mbrapsht për aplikacionin.
Threads vjen disa ditë pasi Twitter po përballet me kritika të ashpra nga përdoruesit. Javën e kaluar, Twitter filloi t’u kërkonte përdoruesve që të identifikoheshin për të parë postimet – më parë, njerëzit pa profile në Twitter mund t’i shikonin postimet. Më pas, vendosi kufizime për përdoruesit që nuk paguajmë për platformën. Që pasi Elon Musk mori drejtimin e Twitter, me mijëra përdorues kanë mbyllur llogaritë e tyre në aplikacion.
Threads thuhet se do të jetë një vend “ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka, nga temat që ju interesojnë sot deri tek ato që do të jenë trend nesër”.
“Për çfarëdo që të intereson, mund të ndiqni dhe të lidheni drejtpërdrejt me njerëzit tuaj të preferuar dhe të tjerë që i duan të njëjtat gjëra – ose të krijoni ndjekës besnikë për të ndarë idetë, opinionet dhe krijimtarinë tuaj me botën.”
Pamjet sugjerojnë se njerëzit do të jenë në gjendje të përdorin Instagramin e tyre për t’u identifikuar në Threads dhe për të ndjekur kontaktet e ekzistuese.
Aplikacioni duket se ka veçori të ngjashme me Twitter-in. Threads u lançua për herë të parë në vitin 2019 për të konkurruar me Snapchat. Produkti u braktis më vonë, por Meta e mbajti markën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)