Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Instagram ka çaktivizuar globalisht enkriptimin “end-to-end” (E2EE) për mesazhet direkte, duke ndryshuar mënyrën e privatësisë në platformë.
Nga 8 maji 2026, përdoruesit nuk do të kenë më mundësi të dërgojnë mesazhe ultraprivate në Instagram. Kjo do të thotë se kompania mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve, përfshirë tekstet, fotografitë, videot dhe audiomesazhet.
Meta kishte premtuar më parë se E2EE, do të bëhej standard për komunikimet në Facebook dhe Instagram, por tani ka vendosur të mos vazhdojë me implementimin e plotë në Instagram.
Vendimi është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat argumentojnë se enkriptimi i plotë vështirëson luftimin e abuzimeve online. Nga ana tjetër, mbrojtësit e privatësisë e kanë cilësuar këtë si hap prapa për sigurinë digjitale të përdoruesve.
Meta ka deklaruar se funksioni po hiqet për shkak të përdorimit të ulët nga përdoruesit e platformës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)