Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/05/2022
Efektet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 po vazhdojnë të jenë prezentë ende në shoqërinë tonë.
Edhe pas më shumë se dy vjetësh nga koha kur pandemi u shfaq, dëmet që i ka shkaktuar në jetën sociale dhe atë ekonomike po ndikojnë në zhvillimet globale. Ky ndikim patjetër se është i pranishëm edhe në Kosovë, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, infektologu Ilir Tolaj.
Sipas Tolajt, ka shumë arsye se pse profesionistët shëndetësor njëzëshëm ngrenë shqetësimin për pasojat afatgjata të COVID-19, andaj sipas tij, edhe duhet të analizohen në shumë aspekte.
“Kjo për faktin se mund të shkaktojë dëmtim në sistemin nervor qendror duke e bërë më të vjetërsuar trurin për më shumë se dhjetë vjet. Për pasojat afatgjate duhet të analizohen në shumë aspekte. Janë pasoja të cilat një pandemi e tipit COVID-19 e cila ka zgjatur gati tre vjet. Sistemin shëndetësor në përpjekjet për t’u transformuar dhe eventualisht tash për t’u kthyer në normalitet gjë që është jashtëzakonisht e vështirë. Sistemi shëndetësor i Kosovës me siguri që edhe para pandemisë janë ballafaquar me probleme shumë të mëdha, prandaj këto probleme janë thelluar edhe më tepër. Në aspektin e pasojave afatgjate në të sëmurët me COVID-19 janë disa prej çështjeve të cilat duhet të analizohen”, u shpreh Tolaj.
Ai tutje ka thënë se thënë se edhe pas periudhës së COVID-19, pasojat do të mbesin si në aspektin fizik ashtu dhe atë psikologjik.
“Së pari tani studimet po tregojnë që është e mundur që edhe pasi të kalohet COVID-19, shumë ankesa do mbesin prezent për një kohë shumë të gjatë tek të sëmurët që e kanë kaluar në një formë të rëndë të sëmundjes ose mesatarisht të rëndë. Ka të bëjë me problemet e aspektit psikologji dhe probleme organike. Është e mundur që të shkaktojë një dëmtim të aftësive njohëse të sistemit nervor qendror të cilat e vjetërsojnë trurin për më shumë se 10 vjet. Të gjitha këto do të kenë një çmim të vetin në shëndetin e përgjithshëm të popullatës. Ndërsa vendet siç është Kosova me siguri do të kenë probleme me këto pasoja duke marrë parasysh edhe resurset financiare por edhe humane për tu ballafaquar dhe për ti diagnostiku dhe trajtuar këto pasoja”, tha Tolaj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)