play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ilaçi kundër kancerit për gratë në menopauzë

today09/11/2023

Background
share close

Grave në menopauzë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit, do t’u ofrohet një ilaç për të parandaluar sëmundjen.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i financuar nga publiku i vendit beson se një në katër gra të kualifikuara që marrin ilaçin anastrozole mund të parandalojnë të paktën 2000 raste vetëm në Angli, duke kursyer 15 milionë funte në kostot e trajtimit.

Rachel Watkin u përball me një dilemë. E dinte se kishte një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Ajo u trajtua me operacion disa vite më parë, por vitin e kaluar një skanim tregoi se kanceri i saj ishte kthyer.

Mjekët e këshilluan gruan e suksesshme të biznesit që të bënte operacion për heqjen e gjirit.

“Ishte ose të bëja një mastektomi vetëm për ta minimizuar rrezikun, ose të prisja deri sa të shpërndahej kanceri. Këto ishin dy opsionet për mua, asnjëra prej tyre ideale, sepse duket sikur jeni duke luajtur kumar me jetën tuaj”, thotë Watkin.

Tani Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor të Britanisë (MHRA) ka autorizuar mjekët të përshkruajnë anastrozolin, një trajtim hormonal i cili tashmë është përdorur për të trajtuar kancerin e gjirit tek gratë pas menopauzës.

Mirëpo ilaçi nuk është përdorur gjerësisht.

Një provë ndërkombëtare, e rastësishme, e kontrolluar nga placebo, e quajtur Ibis-II, e publikuar në revistën mjekësore Lancet në vitin 2020, tregoi një reduktim prej 49% në rastet e kancerit të gjirit.

Doza e përshkruar është një tabletë 1 miligram çdo ditë për pesë vjet.

Ajo funksionon duke bllokuar një enzimë e cila redukton sasinë e hormonit të estrogjenit në trup.

Shërbimi shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar beson se rreth 289 mijë gra mund të përfitojnë nga kjo.

Sipas studimeve, efektet anësore më të zakonshme të ilaçit janë skuqja e lëkurës, ndjenja e dobësisë, dhimbjes ose ngurtësimit të kyçeve, si dhe, vjellja, dhimbja e kokës dhe osteoporoza.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *