play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Ilaçet e ndryshme mund të shkaktojnë trashje

today06/01/2025

Background
share close

Nëse merrni pilula kontraceptive dhe terapitë hormonale, ilaçe kundër depresionit, hipertensionit, artritit reumatid, migrenës, e deri tek ilaçet për sëmundje të zemrës, mos u habitni, në qoftë se trasheni.

Shumë ilaçe kundër depresionit mund të shkaktojnë shtim në peshë. Zgjidhja nuk është ndalja e marrjes së ilaçeve kundër depresionit, sepse njerëzit që vuajnë nga depresioni i padiagnostikuar dhe i patrajtuar gjithashtu kanë një rrezik të grumbullimit të kilogramëve të tepërt.

Nëse vëreni që po trasheni prejse keni filluar të merrni ilaçe kundër depresionit, gjithsesi konsultohuni me mjekun. Ai ndoshta do t’ua zvogëlojë dozën e ilaçeve ose do t’ua përshkruajë ndonjë ilaç tjetër.

Sido që të jetë, ekspertët rekomandojnë ushtrime për shkak se ato do të ndikojnë shkëlqyeshëm në mendjen tuaj, por edhe në vitalitetin tuaj.

Gjithashtu disa ilaçe të cilat i lehtësojnë simptomat e artritit reumatoid, shtypjes së lartë të gjakut. migrenës dhe urthit, mund të shkaktojë shtim në peshë.

Disa ilaçe mund ta rrisin oreksin dhe metabolizmin e ngadaltë.

Nëse nuk i keni ndryshuar shprehitë tuaja të jetesës, dhe e vëreni grumbullimin e kilogramëve nga fillimit i marrjes së ndonjë ilaçi, gjithsesi konsultohuni me mjekun. Ai mund t’ua gjejë ndonjë tjetër ilaç që nuk do të shkaktojë trashje. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%