play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

“I rashë në gjunjë”, Rita ndryshoi traditën – ishte ajo që i propozoi martesë burrit

today26/06/2025

Background
share close

Rita Ora ka zbuluar se ishte ajo që i propozoi martesë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs – duke rënë vetë në gjunjë.

Këngëtarja 34-vjeçare e cila u martua me regjisorin 49-vjeçar në vitin 2022, e ndau historinë e saj në podkastin “Begin Again” të Davina McCall, duke shpjeguar se si e theu traditën dhe mori përsipër propozimin.

“Unë thjesht bëra gjithçka. Ishim në një dhomë hoteli në Palm Springs, një dhomë shumë e bukur dhe luksoze me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat. Ai tha “çfarë dreqin është kjo. Dita e Shën Valentinit?”. Unë i thash “jo, nëse do të thuash jo, do më duhet të heq rrobat”, tha Ora.

“Sidoqoftë, u ula në gjunjë dhe Taikas i pëlqeu shumë”, shtoi këngëtarja.

Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private më 4 gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Çifti që fillimisht ishin miq për vite me radhë, e planifikoi dasmën vetëm në dy javë për t’u siguruar që vajzat e Taikas të mund të merrnin pjesë

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%