play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Hungaria kundër anëtarësimit të shpejt të Kosovës në institucione europiane

today10/01/2023

Background
share close

Shefi i diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, ka thënë sot në Budapest se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat evropiane, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se beson që anëtarësimi i Kosovës në mekanizma evropianë para arritjes së një marrëveshje kompromisi me Serbinë do ta rrezikonte procesin e dialogut.

Prandaj potencon se Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizma evropianë.

“Qëndrimi ynë është se do të rrezikonte arritjen e një kompromisi nëse formacione të caktuara evropiane do ta pranonin Kosovën para arritjes së marrëveshjes. Dhe për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, ka thënë ai në një konferencë për media pas takimit me Ivica Dacic, shkruan Rtv.rs, transmeton Express.

Siç ka dekalruar Szijjarto “Hungaria është me të vërtetë e interesuar që të arrihet një zgjidhje e bazuar në një dialog real”.

“Dhe për këtë e pranuam udhëheqjen e forcave të KFOR-it në Kosovë sepse menduam se ndoshta në atë mënyrë do të mund të kontribuonim në sigurimin e paqes. Ne duam që të arrihet një kompromis sa më shpejt”, ka deklaruar ai.

Daçiq në muajin dhjetor të vitit të kalaur kishte thënë se shefi i diplomacisë hungareze “nuk do ta përkrah anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

“..mund të përcjell fjalët e tij shumë të prera se Hungaria nuk do ta mbështesë nëse ka një kërkesë të tillë për fillimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës, pasi nuk do të mbështesë shqyrtimi i propozimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, kishte deklaruar Daçiq./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *