play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

“Hunda e Plakës” në Kino Teatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë

today20/03/2025

Background
share close

“Hunda e Plakës” me regji të Arben Bajraktaraj, do të luhet në Kino Teatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë të shtunën, me datë 22 mars, duke filluar nga ora 15:00.

“Kânga e Sulltan Muratit” apo “Hunda e Plakës”, siç e quajtëm ne, është marrë nga libri “KÂNG T’EGRA – KÂNG T’BUTA” të Nicola Scaldaferri-t dhe Zymer U. Nezirit (Harvard Press University 2021).

Ali Met Isniqi, rapsodi i madh i Dukagjinit e ka kënduar këtë këngë më 23 shtator 1937 në Kolgecaj, Tropojë. Dëgjues ishte Albert Lordi, një nga personazhet e “Dosja H” të Kadaresë, mbledhësi më këmbëngulës i letërsisë epike në botë. Kaq shumë kjo kâng i mbeti tanë jetën në mend, saqë e cilësoi pak para vdekjes si një nga kryeveprat e letërsisë gojore botërore.

Ky projekt u mundësua me ndihmën e Michael Lessac nga Global Arts Corps dhe oraganizatës Stralli.

“Falenderim i përzemërt për Aurela Kadriun, Shaban Mehmetaj dhe të gjithë punonjësve të Shkollës Isa Boletini në Isniq. Faleminderit edhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Republikës së Kosovës për mbështetjen, si dhe Kino Teatrit Jusuf Gërvalla në Pejë për mikpritjen!”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *