Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/01/2023
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas një konferencë për kibernetikë është pyetur për zhvillimet e fundit politike në vend, por ka refuzuar që të japë përgjigje,
Megjithatë, ai paralajmëroi se do të flasë shumë gjëra për këto tema.
“Kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, tha Hovenier.
Hovenier sot ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”. Në fjalën e tij ai tha se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase.
Hovenier tha se kanë ndihmuar këtë konferencë sepse “jemi të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura dhe shoqërisë civile efikase sepse konsiderojmë se liria e fjalës është e drejtë themelore dhe e domosdoshme për avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe prosperitetit ekonomik”./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)