Një situatë e rrallë ka ndodhur në futbollin afrikan. Maroku është shpallur kampion, edhe pse ndeshja finale fillimisht ishte fituar nga Senegali, shkruan KultPlus.
Pas përfundimit të ndeshjes, rasti është shqyrtuar nga Confederation of African Football, e cila ka marrë vendim që rezultati të ndryshohet në tavolinë.
Arsyeja lidhet me faktin që lojtarët e Senegalit kishin braktisur fushën gjatë ndeshjes në shenjë proteste, veprim që sipas rregullave dënohet me humbje automatike 3-0.
Për këtë arsye, edhe pse në fushë Senegali kishte fituar, në fund ndeshja është regjistruar si fitore për Marokun, duke i dhënë këtij të fundit titullin kampion.
Ky vendim ka habitur shumë tifozë, pasi është shumë e rrallë që një finale të ndryshojë fituesin pasi ka përfunduar loja. /KultPlus.com
Post comments (0)