play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Haxhiu për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve: Vendimi i Haradinajt ishte anti-ligjor

today24/11/2022

Background
share close

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët është zhvlerësuar për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ky vendim është konsideruar anti-ligjor.

Ministrja Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet anti-Kushtetues.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”.“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu.“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, tha tutje Haxhiu.

Pas këtij vendimi, Këshilli Prokurorial i Kosovës  ka marrë vendim që puna e prokurorive të reduktohet dhe të punohet vetëm me shërbime esenciale.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%