Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today05/10/2022
Për t’u regjistruar në lotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të lotarisë.
Edukim ose punë e kualifikueshme:
Ju duhet të keni një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm; (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë);
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK
EMRI I PLOTË – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Tek emri i mesit do të klikoni kutinë: “no middle name”.
DATA E LINDJES – ditë, muaj, vit.
GJINIA – Mashkull ose Femër
QYTETI I LINDJES
SHTETI I LINDJES – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LOTARISË DV-2022; Nëse keni lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni.
PASAPORTA: Aplikuesit kryesor i duhet një pasaportë e paskaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skadimit. Kjo kërkesë aplikohet vetëm për aplikuesin kryesor, dhe jo për vartësit e tij. Ju duhet te vendosni një pasaportë të vlefshme valide për udhëtime ndërkombëtare përveç nëse jeni pa shtetësi, ose i përkisni një kombësie të shteteve të kontrolluara nga komunizmi dhe për këtë nuk mund të merrni një pasaportë të atij shteti, ose jeni përfitues i përjashtimit individual të miratuar nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Sekretari i Shtetit.
FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Sigurohuni që të përfshini – Fotografi personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për ju si aplikant kryesor, të bashkëshortit/es dhe secilit prej fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Fotografia Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.
Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2021), ju do të skualifikoheni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit.
ADRESA E POSTËS – (Në emër të…, Adresa Rreshti 1, Adresa Rreshti 2, Qyteti, Rrethi, Kodi Postar, Shteti )
SHTETI – ku jetoni aktualisht
NUMRI I TELEFONIT – Jo i Detyruar
CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit që keni arritur deri më sot: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar
STATUSI MARTESOR – (1) I/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj.
Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do tё kërkojё dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshorten/in.
NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet DUHET të përfshijnë Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që të përfshini të gjithë fëmijët biologjikë, si dhe të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju; dhe, të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2022. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit kryesor dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë.
PERZGJEDHJA E APLIKANTEVE
Bazuar në caktimin e vizave në dispozicion për secilin rajon dhe shtet, Departamenti i Shtetit do të zgjedhë në mënyrë të rastësishme me anën e sistemit kompjuterik të gjitha aplikimet e kualifikuara. Të gjithë aplikuesit e programit DV-2022 duhet të hyjnë në Statusin e Regjistrimit duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi i tyre fillimtar në DV-2022, për të zbuluar nëse regjistrimi i tyre është zgjedhur në programin DV.
Statusi i aplikuesit si “I PERZGJEDHUR / I PA PERZGJEDHUR” do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV në dvprogram.state.gov duke filluar nga data 8 Maj 2021, dhe aktiv të paktën deri në 30 shtator 2022./albeu.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)