play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

today22/11/2024

Background
share close

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshuan të enjten urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe për ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantin ushtarak të Hamasit.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Në muajin maj, u raportua se Amal Clooney, gruaja e aktorit George Clooney ishte në panelin e ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan kërkimin e urdhër-arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë dhe të Hamasit.

Amal e cila është avokate e të drejtave të njeriut, shkroi në uebfaqen e Clooney Foundation for Justice kërkesën për të asistuar në vlerësimin e provave për krime të dyshuara të luftës dhe krimit kundër njerëzimit në Izrael dhe Gaza.

Ajo dhe ekspertë të tjerë të së drejtës ndërkombëtare ranë dakord njëzëri të rekomandojnë që kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan të lëshojë urdhër-arrestet.

Khan ka pretenduar se Netanyahu, ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant dhe liderët e Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh ishin përgjegjës për krimet e luftës në Gaza dhe Izrael.

Tani, më 21 nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi zyrtarisht këto urdhër-arreste për Netanyahun, si dhe për ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantin ushtarak të Hamasit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%