Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/09/2024
Lëvizja e Greqisë kundër turizmit masiv dhe fluksit në rritje të anijeve turistike që ndalen në brigjet e saj do të finalizohet me vendosjen e një takse 20 euro, e cila do të vlejë fillimisht vetëm për dy ishujt, Mykonos dhe Santorini.
Plani për vendosjen e taksës është njoftuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në edicionin e 88-të të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, por mbetet ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi, shkruan A2.
Mitsotakis nuk specifikoi se kur do të hyjë në fuqi taksa e re, por shprehu shqetësimin për fluksin e anijeve turistike.
Në vitin 2023, rreth 800 kroçere me 1.3 milionë pasagjerë zbarkuan në ishullin e Santorinit ku jetojnë vetëm 15.500 banorë, sipas shoqatës greke të porteve, raporton A2.
Nga rekordi prej 32.7 milionë turistë që vizituan Greqinë vitin e kaluar, rreth 3.4 milionë, ose një në dhjetë vizitorë, shkuan në ishullin e Santorinit.
Për shkak të këtij fluksi të paprecedentë qeveria synon tanimë të ndërhyjë në numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë, duke e gjykuar të nevojshme të vërë frenat në ishujt ku po vihen në provë kufijtë e infrastrukturës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)