play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Google Chrome do të shfaqë vlerësime të inteligjencës artificiale të dyqaneve online

today30/07/2025

Background
share close

Bëhet fjalë për një funksion të mbështetur nga teknologjia e inteligjencës artificiale, i cili mundëson shfaqjen e komenteve (recensioneve) për dyqanet online, me qëllim që blerja të jetë “më e sigurt dhe më efikase”.

Funksioni është i disponueshëm duke klikuar në ikonën që ndodhet në të majtë të adresës së faqes në shfletues.

Klikimi krijon një dritare pop-up, e cila jep informacion mbi reputacionin e përgjithshëm të dyqanit, si dhe ofron të dhëna për cilësinë e produkteve, çmimet, shërbimin ndaj klientit dhe politikën e kthimeve.

Këto dritare pop-up krijohen nga AI duke analizuar komentet e përdoruesve nga partnerë të ndryshëm, përfshirë Reputation.com, Reseller Rating, ScamAdviser, Trustpilot dhe disa të tjerë.

Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për blerësit në SHBA, dhe gjuha e vetme e mbështetur është anglishtja.

Po ashtu, aktualisht është i kufizuar vetëm për shfletuesit në kompjuterë desktop. Nuk ka ende konfirmim nëse ky funksion do të jetë i disponueshëm edhe në pajisje mobile.

Funksioni i ri pritet të ndihmojë Google-in që të konkurrojë me Amazon-in, i cili tashmë përdor inteligjencën artificiale për të përmbledhur vlerësimet e produkteve dhe të ngjashme.

Ky është vetëm hapi më i fundit që kompania ka ndërmarrë për të integruar AI-në në përvojën e blerjes.

Kohët e fundit, Google ka prezantuar mundësinë e provës virtuale të veshjeve dhe kozmetikës, dhe po zhvillon mjete për ofrimin e rekomandimeve të personalizuara për produkte, si dhe ndjekjen e përmirësuar të çmimeve. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *