Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Gjithçka i është kthyer normalitetit në pikën kufitare të vendit që lidh Kosovën me Serbinë, në Jarinje.
Ajo është e hapur për qarkullim, ndërsa nuk ka kolona dhe as nevojë për pritje të gjata nga të dyja anët e kufirit.
KosovaPress-i ka bashkëbiseduar me disa qytetarë që kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë, të cilët thanë se kanë kaluar shumë mirë në kufi dhe nuk është dashur të presin gjatë.
Sipas tyre, gjithçka është shkëlqyeshëm dhe nuk ka asnjë problem. Ndryshe, qytetarët me shtetësi serbe të cilët hynë në Kosovë nga këto dy pika kufitare, nuk janë të obliguar të plotësojnë dokumentet për hyrje-dalje, pasi Qeveria e Kosovës ka zhvendosur zbatimin e vendimit për reciprocitet rreth letërnjoftimeve për datën 1 shtator 2022.

Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)