play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjermania nis procesin e lehtësimit të marrjes së nënshtetësisë, përfshihen edhe kosovarët

today26/05/2023

Background
share close

Gjermania ka vendosur të krijojë disa lehtësime për të huajt, që duan të marrin nënshtetësinë e këtij vendi. E këto lehtësime përfshijnë edhe ata nga Kosova, shumë nga të cilët kanë vite që jetojnë në shtetin gjerman.

Në lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, gazetarja e Deutsche Welle-s, Lindita Arapi, shpjegoi reformat e ndërmarra nga qeveria gjermane në lidhje me këtë çështje.

Në fakt, ajo tha se  reforma në këtë drejtim ka qenë synim i Socialdemokratëve, përkatësisht Kancelarit Olaf Scholz.

“Në këtë mënyrë, koalicioni qeveritar ka vendosur që të fillojnë diskutimet në Lande dhe më pas të bëhet ndryshimi për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë”, tha Arapi

Gjithashtu ajo tha se do të bëhet e mundur marrja e nënshtetësisë gjermane edhe pas tre vjetësh, por për këtë duhen arritje shumë të veçanta në integrim siç janë; të flasësh në mënyrë të shkëlqyer gjermanishten, të kesh rezultate të veçanta në punë, të kesh rënë në sy për diçka të veçantë, apo edhe të marrësh pjesë edhe në angazhime vullnetare.“Por nuk duhet harruar se duhet plotësuar edhe kushtet për ta marrë këtë nënshtetësi. E para dhe më e rëndësishmja është sigurimi i jetesës për vetën dhe familje, pra të mos jesh pjesë e sistemeve sociale, të pranosh rendin liberal demokratik të Gjermanisë, të bësh edhe testin e nënshtetësisë, të mos kesh asnjë dënim për vepër penale”, tha Arapi. “Gjithashtu përjashtuese për marrjen e nënshtetësisë gjermane do të jenë edhe shkaktimi i veprave anti-semite apo vepra me motive urrejtje dhe racizmi”.

Për më tepër, këto ndryshime cilësohen si shumë të mëdha nga shteti gjerman, por mbi të gjitha, pritet të hiqet një nga kushtet që është cilësuar si shumë diskriminues për të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret e tjera për marrjen e nënshtetësisë gjermane, e ajo ishte heqja dorë nga nënshtetësia e shtetit të origjinës.

Në fakt, Gjermania ishte ndër vendet pakta në Evropë, bashkë me Austrinë dhe Holandën, që kishin ligjin i cili nuk lejonte  nënshtetësi të dyfishtë, pra nuk lejonte marrjen e nënshtetësisë gjermane, pa hequr dorë nga ajo paraprake.

“Por me reformën, ata që duan ta marrin nënshtetësi gjermane, nuk do të jenë të detyruar ta dorëzojnë nënshtetësinë e parë, pra në njëfarë forme, të heqin dorë nga një pjesë të identitetit të tyre”, tha Arapi

Përveç kësaj, ajo shpjegoi se  ka edhe një ndryshim tjetër, sepse fëmijët e lindur në Gjermani, nga prindër të huaj, do ta marrin më letë nënshtetësinë gjermane. ‘Por kusht është që njëri nga prindërit të ketë jetuar në Gjermani të paktën pesë vjet me leje të rregullt”.

Për më tepër, ajo tregoi se deri më tash ky kusht ka qenë deri në tetë vjet. “Detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqet për ata që janë mbi 67 vjeç  për të marrë nënshtetësinë dhe për ta mjafton vetëm gjuha e komunikimit”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%