Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Gjermania ka lehtësuar për një kategori personash, procesin e bashkimit familjar. Ky lehtësim ka të bëjë me heqjen e testit të mësimit të gjuhës gjermane.
Kështu, nga 1 janari i vitit 2013, në Gjermani ka hyrë në fuqi vendimi sipas të cilit, bashkimi familjar, mund të bëhet pa testet paraprake të gjuhës, por vetëm në rastet kur të punësuar në shtetin gjerman janë personat e punësuar me kualifikime.
Bahri Cani, gazetar nga Deutsche Welle, në një deklarim të drejtpërdrejtë për programin e mëngjesit në RTK, sqaroi se në këtë rast, duhet bërë dallimi se heqja e këtij detyrimi për të mësuar gjuhën, nuk ka të bëjë me ata që shkojnë në Gjermani, bazuar në Rregulloren për Punësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë rast, personat që kanë shkuar në Gjermani sipas Rregullës për punësim për Ballkanin Perëndimor, nuk mund të bëjnë bashkimet familjare pa testin paraprak të gjuhës”, deklaroi ai.
Gjermania është një nga vendet e pakta në BE që për bashkim familjar, kërkon mësimin bazik të gjuhës gjermane, para se të ndodhë bashkimi familjar./DW/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)