play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës, pajisje me vlerë gjysmë milioni euro

today08/12/2022

Background
share close

Ministria e Punëve të Brendshme të enjten ka pranuar një donacion me pajisje profesionale për Policinë e Kosovës nga qeveria gjermane.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se donacioni që qeveria gjermane ka dhuruar për Policinë e Kosovës do të lehtësojë punën e tyre.

“Donacioni që qeveria gjermane ka dhuruar për Policinë e Kosovës do të lehtësojë punën tonë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës, me pajisjet më të fundit të teknologjisë. Policia e Kosovës, në këtë rast dhe departamenti i kufirit ka një bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadën në Prishtinë. Janë duke vazhduar dhe trajnimet e policisë kufitare nga instruktorët  e policisë gjermane. Ashtu siç i zotohemi qytetarëve tanë, i zotohemi dhe aleatëve tanë që sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të mbetet parakusht si progres i vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Joern Rohde ka thënë se: ”Kemi një partneritet të ngushtë prej dy dekadash. Ky donacion i sotëm shpresoj shumë që nuk do të kontribuoj vetëm në sigurinë e Kosovës por në sigurinë tonë të përgjithshme. Ka pasur dhe ndihma të tjera që kemi ofruar dhe kjo tregon se sa i ngushtë është bashkëpunimi ynë”.

Ndryshe, ky donacioni përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *