play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

George Clooney dhe Lady Gaga, këshilltarët e rinj të Bidenit për art dhe kulturë

today21/04/2023

Background
share close

Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë ndër këshilltarët e rinj për kulturë dhe art të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë u bënë të ditur emrat e rinj të emëruar nga Biden në Komitetin e Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane, i cili këshillon presidentin për politikat e kulturës dhe artit.

Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkëkryesohet nga producenti i famshëm Bruce Cohen dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, përfshin emra yjesh si aktori George Clooney, aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.

Emrat e tjerë të emëruar në komision janë: Constance M. Carroll, Philip J. Deloria, M. Angelica Garcia, Nora Halpern, Steve Israel, Marta Kauffman, Ricky Kirshner, Troy Kotsur, Katie McGrath, Laura Penn, Amanda Phingbodhipakkiya, Arnold Rampersad, Shonda Rhimes, Kimberly, Horacio Sierra, Anna Deavere Smith, Joe Walsh, Kerry Washington, Pauline Yu, raportoi Anadoly Agency.

Ish-presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht shpërbërjen e Komitetit të Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane, i cili ka qenë joefektiv në proces.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *