Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/11/2024
Pasi “Barbie” dhe “Oppenheimer” dolën në kinema në të njëjtën kohë vitin e kaluar, shumë po parashikojnë se “Galdiator II” dhe filmi “Wicked” do të arrijnë sukses të njëjtë duke krijuar fenomenin “Glicked”, ashtu si “Barbenheimer” më parë.
Vitin e kaluar dy filma dominuan në aspektin e fitimeve, por edhe me çmime. Këto ishin “Barbie” dhe “Oppenheimer”, dhe duke pasur parasysh që u shfaqën në të njëjtën kohë, lindi fenomeni i quajtur “Barbenheimer”.
Gjegjësisht, kontrasti i theksuar mes këtyre dy filmave që pushtuan kinematë shkaktoi një reagim komik nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe “Barbenheimer” u quajt “ngjarja filmike e vitit” nga Variety.
everyone said there’d never be another barbenheimer but with how well the presales are for both wicked and gladiator i genuinely think Glicked is happening pic.twitter.com/qdrXkUh2V2
— zoë rose bryant (@zoerosebryant) October 10, 2024
Në këtë drejtim, tashmë në rrjete kanë nisur teoritë se dy filma të rinj do ta trashëgojnë këtë fenomen. Bëhet fjalë për produksionet e “Wicked” dhe “Gladiator II”, të cilat do të jenë njëkohësisht në kinema.
“Lamtumirë ‘Barbenheimer’, koha për ‘Glicked’”, shkroi një përdorues në Twitter, i cili kombinoi titujt e filmave, ashtu si fenomeni i vitit të kaluar.
“Gladiator II” ka pasur premierën botërore në Londër mbrëmjen e djeshme dhe, duke gjykuar nga kritikat, do të jetë një vazhdim i denjë i origjinalit. Ai u quajt filmi më i pritur i vitit dhe rolet u luajtën nga: Paul Mescal, Connie Nielsen, Denzel Washington, Pedro Pascal dhe Joseph Quinn.
Ndërsa në “Wicked” luajnë Ariana Grande, Cynthia Erivo, Jonathan Bailey, Ethan Slater, Bowen Yang, Marissa Bode, Peter Dinklage, Michelle Yeoh dhe Jeff Goldblum. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)