Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në rastin e dhembjeve të forta të shpinës, duhet të kërkojmë ndihmën e specialistit
Kur vuani nga dhembjet e shpinës, ndonjëherë e vetmja gjë që dëshironi është që të rrini në shtrat, mirëpo mjekët thonë që ajo është gjëja ma më e keqe që mund t’ia bëni vetes!
Në vend të qëndrimit në shtrat, duhet të ecni.
Njerëzve, të cilët vuajnë nga dhembjet e shpinës, u rekomandohet cilado qoftë formë e aktivitetit fizik, thonë ekspertët.
Ushtrimi i kujdesshëm lyen nyjat, përmirëson lëvizshmërisë e kurrizit dhe forcon muskujt.
Mjekët nuk rekomandojnë masazh as akupunkturë, mirëpo tretmanët e tillë mund të shfrytëzohen si plotësim i aktivitetit fizik.
Nëse dhembjet janë aq të forta sa që pengojnë lëvizjen apo pamundësojnë qëndrimin normal të kurrizit, tabletat kundër dhimbjeve ofrojnë lehtësim të përkohshëm.
Në rast të dhembjeve të forta të shpinës duhet të kërkohet ndihma e specialistit, në mënyrë që të përcaktohet shkaktari serioz i problemit si p.sh. frakturat apo prolapsa e diskut, përkatësisht ndryshimin e pozitës së tij natyror.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)