Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka ka fituar çmimin “Fotografia më e mirë e vitit” për fotografinë e tij të punonjësve të urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol.
Imazhi i fotografit të Associated Press nga marsi i viti 2022 i gruas së plagosur, me dorën e majtë në barkun e përgjakur, i shfaqi botës tmerrin e sulmit brutal të Rusisë në qytetin port lindor në fillim të luftës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
32-vjeçarja, Iryna Kalinina, ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron.
“Për mua, është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha fotografi Maloletka.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)