play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

“Flaka e Janarit 2026” mbyllet me Gala Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve

today02/02/2026

Background
share close

Me mbajtjen e “Gala Mbrëmjes”, ku u shpërblyen më të mirët në të gjitha shtyllat e manifestimit, është përmbyllur edicioni i 35-të i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”. Ky manifestim u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në këtë ngjarje, fjalën e kryetarit Hyseni, i cili për arsye objektive nuk ishte i pranishëm, e përcolli ushtruesi i detyrës së drejtorit të DKRS-së, Kushtrim Zeqiri.

Në mesazhin e tij, kryetari Hyseni theksoi se “Flaka e Janarit” përfaqëson një simbol të fortë të historisë dhe identitetit kombëtar, duke e cilësuar atë si pjesë të ADN-së së lirisë së Kosovës. Ai rikujtoi sakrificën e figurave të mëdha kombëtare, si Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe komandantin legjendar Adem Jashari, duke theksuar se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificën më të madhe. Ai shtoi se përmes këtij manifestimi, që bashkon artin, poezinë dhe muzikën, ruhet kujtesa historike dhe forcohet identiteti kombëtar, duke theksuar se brezat e rinj duhet ta njohin sakrificën mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës.

Gjatë “Gala Mbrëmjes” u ndanë çmime në të gjitha shtyllat e manifestimit. Në shtyllën “Peneli i Flakës”, juria në përbërje Ahmet Ibrahimi, Miradije Shahiqi dhe Ragip Ramadani vlerësoi krijimet pjesëmarrëse, ku çmimi për veprën më të mirë në pikturë iu nda Arianit Laknës, ndërsa në skulpturë Selam Kastratit. Ndërkohë, Shoqata e Arteve Pamore në Gjilan ndau çmimin blerës të Galerisë për artistin Isa Alimusaj për pikturën “Profile Dardane”.

Në artin dramatik “Talia e Flakës”, juria profesionale në përbërje Ali Demi, Tringa Hasani dhe Ilir Bokshi ndau çmimet për më të mirët. Çmimi për aktorin më të mirë iu nda Bujar Ahmetit nga shfaqja “Gërrdia” e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë Edona Reshitajt nga shfaqja “Sytë e Ujkut” – Integra. Çmimi për regjinë më të mirë iu nda Agon Miftarit për shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana” Ferizaj, ndërsa çmimi për tekstin më të mirë Jeton Nezirajt për të njëjtën shfaqje. Çmimi për shfaqjen më të mirë po ashtu iu nda shfaqjes “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, Teatri “Adriana” Ferizaj. Çmimi i vetëm i paraparë për koreografi, skenografi, kostumografi, dizajn të dritave ose kompozim muzikor iu nda kompozitorit Memli Kelmendi.

Çmime u ndanë edhe për gjëzasajuesit, ku juria në përbërje Zijadin Hasani, Nexhat Hajrullahu dhe Enver Hajrullahu, pas vlerësimit të gjëzave, shpalli fituesit. Në kategorinë e fjalëkryqit, çmimin e parë e fitoi Skender Tullumi me 50.8 pikë, çmimin e dytë Xhelal Abrashi me 49.8 pikë, ndërsa çmimi i tretë u nda mes Mensur Mamutit dhe Muhamet Halilit me nga 46.8 pikë. Në kategorinë anagram, çmimin e parë e fitoi Mensur Mamuti me 28 pikë, çmimin e dytë Rexhep Hasani me 26 pikë dhe çmimin e tretë Ekrem Krasniqi me 25 pikë.

Në shtyllën e artit letrar, juria në përbërje Afrim Demiri, Alketa Spahiu dhe Arsim Halili shpalli fituese të çmimit “Pena e Flakës 2026” poeten Blinerë Hajdari për poezinë “Përtej lëkure”.

Festivali “Yjet e Flakës” nuk kishte karakter garues, por nga OJQ “Lyra” u ndanë mirënjohje për Kira Demollin si pjesëmarrësja më e re e festivalit, Aron Musliun si solisti me më së shumti paraqitje dhe Alika Ajetin si solistja më e kompletuar. Edhe festivali “Fest Flaka” nuk kishte karakter garues, ndërsa AKV “Gjilani” ndau mirënjohje për Ahmet Isufin, si dhe post mortem për Demir Krasniqin, Hamit Aliun dhe Nehat Feratin.

Mirënjohje u ndanë edhe për pjesëmarrësit e aktivitetit “Këngët e Jusufit”, ku u nderuan Ylberina Avdyli, Hekuran Bllaca, Mentor Latifi, Blend Arifi dhe Safete Mustafa Baftiu. Po ashtu, u ndanë mirënjohje edhe për organizatorët e të gjitha shtyllave të manifestimit “Flaka e Janarit”, duke shënuar kështu zyrtarisht mbylljen e edicionit të 35-të të këtij manifestimi kulturor tradicional./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *