play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Fituesja e Nobelit për Paqe s’do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit

today10/12/2025

Background
share close

María Corina Machado, fituese e “Nobelit për Paqe” do të jetë në Oslo, por nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit.

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Machado, është e sigurt në Oslo pas “një udhëtimi në një situatë rreziku ekstrem”, megjithëse nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për paqe këtë pasdite, kanë thënë organizatorët.

Machado është parë vetëm një herë në publik që kur u fsheh në gusht të vitit të kaluar, mes një përballjeje të tensionuar me presidentin, Nicolas Maduro.

Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës ka thënë se Machado, 58 vjeç, do të konsiderohej “e arratisur” nëse do të largohej nga vendi për të pranuar çmimin.

Machado e ka akuzuar Maduron për vjedhje të rezultateve zgjedhore më 2024, nga të cilat iu ndalua pjesëmarrja. Pretendimi i saj mbështetet nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Ceremonia e Oslos përkon me një grumbullim të madh ushtarak amerikan në Karaibe në javët e fundit dhe sulmeve vdekjeprurëse ndaj atyre që Uashingtoni i quan anije për trafikim droge.

Maduro ka thënë se qëllimi i operacioneve amerikane, të cilat Machado i quan të justifikuara, kanë qëllim rrëzimin e qeverisë dhe sekuestrimin e rezervave të naftës së Venezuelës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *