Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shpallja e të nominuarve për “Academy Awards”, trofeun më të madh në kinematografi, ka bërë bujë në botën e filmit. Në mesin e filmave të shkurtër që futen në garë për statujën e famshme është edhe produksioni ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami.
Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” (titull origjinal: “Deux personnes échangeant de la salive”) është bashkëprodhim ndërmjet Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Bajrami interpreton rolin e Malaises, një shitëse naive dhe intriguese brenda një dyqani luksoz parizien.
Produksioni është treguar i veçantë për estetikën e tij, ndarjen në kapituj dhe për mënyrën eksperimentale të tregimit, duke kombinuar humor të hollë me një kritikë sociale. Filmi është futur në mesin e pesë filmave të shkurtër të nominuar për Oscar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e Bajramit./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)