Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Filharmonia e Kosovës do ta nisë javën me dy mbrëmje koncertale të veçanta, të cilat do të mbahen më 27 dhe 28 prill nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Koncerti i parë do të mbahet më 27 prill në Atelie, ku Orkestra e TKOB-së dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, me soliste Vikena Kamenica, do të interpretojnë veprën “Misatango” të kompozitorit Martín Palmeri, duke sjellë atmosferën magjike të tangos.
Ndërkaq, më 28 prill në Sallën e Kuqe, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një koncert të veçantë me kornistin e njohur Felix Klieser, së bashku me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe kornistin Ilir Kodhima. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Gregory Charette.
Nga Filharmonia e Kosovës është bërë thirrje që adhuruesit e muzikës klasike të rezervojnë biletat me kohë për të ndjekur këto dy mbrëmje artistike./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)