play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Fermerët francezë protestojnë kundër rritjes së çmimeve të karburantit

today11/05/2026

Background
share close

Rreth 50 fermerë protestuan të hënën në rajonin e Lionit, pas thirrjes së sindikatës Coordination Rurale, për shkak të rritjes së madhe të kostove të karburantit si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.

Protestuesit bllokuan fillimisht rrugën me 20 traktorë dhe më pas u nisën drejt Lionit përgjatë autostradës të shoqëruar nga policia.

Protesta u mbajt pavarësisht ndalimit të vendosur nga prefektura për çdo marshim apo demonstratë për arsye sigurie për shkak të materialeve të rrezikshme që ndodhen aty.

Sindikata Coordination Rurale deklaroi se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm dhe fermerët nuk po arrijnë të përballojnë çmimet e larta të karburantit dhe naftës bujqësore (GNR).

Më 21 prill, qeveria franceze prezantoi një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për fermerët, duke përfshirë rritjen e përkohshme të rimbursimit të naftës bujqësore me 15 cent për litër gjatë muajit maj.

Paketa përfshin gjithashtu shtyrjen e pagesave të taksave dhe sigurimeve shoqërore, kredi të shpejta për karburantin dhe pezullimin e akcizës për karburantin e traktorëve gjatë muajit prill.

Megjithatë, sindikatat bujqësore e konsiderojnë këtë mbështetje të pamjaftueshme. FNSEA, sindikata më e madhe e fermerëve në Francë, kërkon ndihmë prej 30 cent për litër karburant.

Presidenti i FNSEA-së, deklaroi se çmimet e naftës bujqësore janë rritur nga 60% deri në 80% dhe se ndihma e qeverisë do të përfitojë vetëm një pjesë të vogël të fermerëve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *