play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Fati i TikTok i paqartë, Trump thotë se është në kontakt me katër grupe për shitjen e platformës

today10/03/2025

Background
share close

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij ishte në kontakt me katër grupe të ndryshme në lidhje me shitjen e platformës në pronësi kineze TikTok dhe se të gjitha opsionet ishin të mira.

Bëhet e ditur se fati i TikTok ka mbetur i paqartë që kur një ligj që i kërkon pronarit të tij ByteDance ose ta shesë atë për arsye sigurie kombëtare ose të përballet me një ndalim hyri në fuqi më 19 janar, shkruan Reuters.

Por, Trump, pasi mori detyrën më 20 janar, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon të shtyjë ndalimin për 75 ditë.

I pyetur nëse do të kishte së shpejti një marrëveshje për TikTok, Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One: “Mundet.”

“Kemi të bëjmë me katër grupe të ndryshme dhe shumë njerëz e dëshirojnë atë, të katër janë të mirë”, shtoi ai. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%