play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Familja e Michelle Trachtenberg refuzon autopsinë pas vdekjes së saj

today28/02/2025

Background
share close

Shkaku i vdekjes së aktores Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në “Harriet the Spy” dhe “Gossip Girl”, është shpallur “i papërcaktuar” nga Ekzaminuesi Mjekësor i New York-ut.

Ajo ndërroi jetë të mërkurën në Manhattan, në moshën 39-vjeçare.

Familja e saj ka refuzuar kryerjen e një autopsie dhe, meqenëse autoritetet nuk e konsiderojnë vdekjen të dyshimtë, zyra e ekzaminuesit mjekësor ka respektuar këtë vendim, shkruan BBC.

Sipas burimeve të NYPD, aktorja kishte përjetuar probleme shëndetësore kohët e fundit dhe dyshohet se vdekja e saj lidhet me shkaqe natyrore.

Në një deklaratë për CNN, përfaqësuesit e Trachtenberg kërkuan privatësi për familjen dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Pas lajmit të hidhur, shumë miq dhe kolegë i kanë bërë homazhe aktores.

Sarah Michelle Gellar dhe Blake Lively ndanë mesazhe prekëse, me Lively që shkroi: “Ajo ishte energji elektrike”.

“E dinit kur hynte në një dhomë, sepse atmosfera ndryshonte. Ajo ishte pafundësisht e sjellshme”. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%