play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Facebook rikthen veçorinë “Poke” në profilet e përdoruesve

today05/09/2025

Background
share close

Kompania Meta aktualisht po përpiqet të “ringjallë” një veçori mjaft të harruar në rrjetin social Facebook, që është Poke.

Meta ka shumë përparësi tani që Mark Zuckerberg ndoshta nuk do t’i kishte imagjinuar kurrë në ditët e para të Facebook.

Kompania kaloi nga rrjetet sociale në metaverse, dhe së fundmi në Inteligjencën Artificiale.

Por një nga funksionet e saj më të hershme, disa do të thoshin më e padobishme, jo vetëm që ka mbijetuar, por me sa duket po merr një version të ri.

Bëhet fjalë për Poke, të cilin Meta po përpiqet ta ringjallë përsëri.

Kompania po e bën këtë veçori të njohur më të lehtë për t’u gjetur duke e rikthyer Poke në profilet e përdoruesve në aplikacionin Facebook.

Në rast se nuk ishit në Facebook dy dekada më parë, Poke ishte një risi në ditët e para të rrjetit social.

Në atë kohë, nuk kishte aq shumë funksione për të bashkëvepruar me miqtë.

Mund të linit komente në profilin e tyre dhe të përdornit Poke, domethënë t’i “ngacmonit” ata.

Siç thotë Meta në postimin e tij në Instagram, “ngacmimi” nuk u zhduk kurrë, por me kalimin e viteve është lënë pas dore dhe është harruar kryesisht nga përdoruesit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *