play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Eurovision 2026 publikon renditjen: Shqipëria përformon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë

today06/04/2026

Background
share close

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes për dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar më 16 maj 2026.

Shqipëria do të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të, e përfaqësuar nga këngëtarja Alis me këngën “Nân”.

Një nga risitë e këtij edicioni është rikthimi i jurive profesionale edhe në gjysmëfinale, krahas votimit të publikut, një praktikë që nuk aplikohej në këtë fazë që nga viti 2022. Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe vendet e mëdha të njohura si pesëshja e madhe – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës.

Këto shtete kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve. Publikimi i renditjes së performancave pritet të ndikojë në dinamikën e garës dhe interesimin e publikut, ndërsa Eurovisioni po afrohet drejt një tjetër edicioni të shumëpritur në skenën evropiane të muzikës./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *