play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Eurodeputeti pyet Borrellin e Lajçakun: A po e shihni se çfarë po ndodh, ende dëshironi sanksione për Kosovën?

today28/07/2023

Background
share close

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit.

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Mandl ka reaguar ashpër në një postim në Twitter, ku ka etiketuar edhe  shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Ai i pyet ata  nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl.

Gjatë ditës së djeshme reagoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti, në reagimin e tij  është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë.

Kurti thotë se pas atij revoltimi kishin nisur luftërat ballkanike. Në atë kohë ajo tifozëri ka pasur lidhje me Arkanin famëkeq.

“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%