play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

“Emily in Paris” konfirmohet për sezonin e pestë

today17/09/2024

Background
share close

Seriali i njohur i Netflix, “Emily in Paris” është konfirmuar se do të rikthehet me sezonin e pestë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë stafi i serialit dhe nga aktorja Lilly Collins që luan personazhin e Emilyt.

Konfirmimi i sezonit të pestë vjen vetëm disa ditë pas debutimit të pjesës së mbetur të sezonit të katërt.

“Po, për herë të parë mund ta konfirmoj se do të ketë sezon të pestë të Emily in Paris”, deklaroi aktorja Collins në Good Morning America.

“[Në sezonin e katërt] kemi eksplouar Romën dhe po shpresoj që në sezonin e pestë të eksplorojmë më shumë Italinë. Në këtë sezon jemi ndjerë sikurse në të parin”, potencoi aktorja e njohur amerikane.

Në pjesën e dytë të këtij sezoni që doli në Netflix më 12 shtator, pati dinamika të shumta, drama, dhe personazhe të tjera.

Emily është njohur me një djalosh italian, i cili quhet Marcelo Moratori, i cili njëherësh posedon një brend të rrallë të veshjeve prej kashmiri.

Kompania në të cilën punon Emily, Agjencia Grateau, dëshiron që me secilin kusht të prezantojë këtë kompani, megjithëse Marcelo dëshiron të shkojë në një tjetër drejtim.

Pas këmbënguljeve, nëna e Marcelos, Antonia Moratori, i dha kohë gjashtë muaj Agjencisë Grateau për ta bindur.

Kështu, personazhi Emily do të qëndrojë gjashtë muaj në Romë, për të menaxhuar zyrën e kompanisë në qytetin italian. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%