play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Elon Musk është zyrtarisht më i pasuri në botë, kaq është pasuria e tij

today28/02/2023

Background
share close

Pronari i Twitter dhe Tesla, Elon Musk, edhe njëherë është shpallur njeriu më i pasur në botë dhe kjo falë rritjes së vlerës së aksioneve të Tesla-s. Pasuria e Musk ka arritur në 24 orët e fundit në 187 miliardë dollarë, pasuri neto. Që prej janarit të këtij viti, pasuria e miliarderit është rritur me 50.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Në këtë mënyrë, 51-vjeçari, ka tejkaluar për pasurinë, miliarderin tjetër, themeluesin e brand-it luksoz, Louis Vuitton, Bernard Arnault, i cili ka një pasuri prej 185 miliardë dollarësh, 2 miliardë më pak se Musk aktualisht.

Vlera e aksioneve të Tesla-s u rrit ndjeshëm, me thuajse 100% këtë janar, falë uljes së çmimit të automjeteve dhe rritjes së kërkesës nga investitorët.

Musk dhe Arnault, mbeten në krye të listës së më të pasurve në botë, duke lënë pas Jeff Bezos, themeluesin e Amazon, themeluesin e Microsoft Bill Gates dhe miliarderin investitor Uarren Buffett, që kanë respektivisht pasuri neto prej 117, 114 dhe 106 miliardë dollarë./A2CNN

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *