play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Ellen DeGeneres: U zhvendosa në Britani për shkak të Trumpit

today21/07/2025

Background
share close

Ylli televiziv amerikan, Ellen DeGeneres, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimin për zhvendosje në Angli e mori një ditë pasi Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-së.

Komediania dhe prezantuesja tha para një turme në Cheltenham, Gloucestershire, se jeta “është thjesht më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ellen tha se ajo dhe gruaja e saj Portia de Rossi po mendonin të martoheshin në Angli pas disa lëvizjeve në SHBA drejt anulimit të së drejtës për martesë të personave me gjini të njejtë dhe se Amerika ende mund të jetë e frikshme për njerëzit të jenë ata që janë.

Ellen ishte një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan për 30 vjet, falë emisionit të saj, si dhe për prezantimin e çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy.

Të dielën në teatrin Everyman në Cheltenham, ajo zhvilloi një bisedë me prezantuesin Richard Bacon, i cili e pyeti nëse raportimet se ajo u zhvendos për shkak të Donald Trumpit ishin të sakta dhe ajo u përgjigj me “Po”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *