play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Ekzoskeleti që lejon personat e paralizuar të ecin sërish

today03/03/2023

Background
share close

Kur Ricard Hernandez nisi për herë të parë testimin e ekzoskeletit të një kompanie katalanase për personat e paralizuar, ai ndoshta nuk e imagjinonte kurrë se disa vite më vonë do të qëndronte në këmbë, duke lëvizur i pavarur dhe duke luajtur pingpong kundër Mbretit të Spanjës.

Por kjo është ajo që ndodhi këtë vit, pasi Mbreti Felipe VI bëri një vizitë në kompaninë ABLE Human Motion për të parë ekzoskeletin e tyre në veprim.

Pajisja po u mundëson njerëzve që kanë lëndime të shtyllës kurrizore dhe kanë humbur lëvizshmërinë të qëndrojnë në këmbë – madje edhe të ecin.

“Do të ndryshonte plotësisht jetën time” nëse do kisha ekzoskelet me kohë të plotë, tha Hernández.

Hernández u plagos në një aksident pune 24 vjet më parë, duke e lënë atë të paralizuar. Përveçse i jep atij mundësinë për të jetuar përsëri në këmbë, Hernández thotë se teknologjia gjithashtu përmirëson shëndetin e tij emocional, terapinë e tij dhe e ndihmon atë të shmangë sëmundjet.

ABLE synon të fillojë të prodhojë ekzoskeletin e tij komercialisht nga pranvera ose vera e këtij viti, me një çmim prej 40,000 deri në 60,000 €.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%