play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Ekspozitë në Prishtinë: “Selaniku në fund të shekullit XIX – fillim të shekullit XX”

today26/02/2026

Background
share close

Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, në bashkëpunim me Foundation of the Museum for the Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia (IMMA), do të përurojë ekspozitën me titull:

“Selaniku në fund të shekullit të 19-të – fillim të shekullit të 20-të: Jeta shoqërore dhe kulturore”

Ekspozita u hapë të mërkurën, më 25 shkurt, në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universiteti i Prishtinës.

Një udhëtim në Selanikun multikulturor

Ekspozita fton publikun në një udhëtim nëpër kohë, duke paraqitur Thessaloniki në një periudhë historike kritike dhe dinamike, kur qyteti shquhej për karakterin e tij multikulturor dhe rolin si një qendër e rëndësishme urbane, ekonomike dhe kulturore në rajon dhe më gjerë.

Ekspozita është kuruar nga Dr. Stavroula Mavrogeni, profesoreshë në Universitetin e Maqedonisë në Greqi dhe drejtoreshë e Qendrës për Kërkime mbi Historinë dhe Dokumentacionin Maqedonas (KEMIT-IMMA).

Përmes materialeve të pasura fotografike dhe arkivore, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me jetën e përditshme të qytetit, organizimin shoqëror, aktivitetin ekonomik, krijimin kulturor dhe bashkëjetesën e komuniteteve me prejardhje të ndryshme fetare, etnike dhe shoqërore, që kontribuan në formësimin e identitetit unik të Selanikut.

Roli kyç i portit

Një theks i veçantë i vihet rolit të portit të qytetit, i cili shërbeu si pikë referimi për tregtinë, komunikimin dhe ndërthurjen e kulturave nga Mesdheu dhe Evropa.

Ekspozita bazohet në materiale nga arkivat e KEMIT-IMMA, Koleksioni Alexandros dhe Lena Chaitoglou, Koleksioni Georgios Konstantinidis, si dhe në vepra të piktorit Kostas Gounaris, që pasqyrojnë jetën urbane dhe shoqërore të epokës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 mars 2026, duke synuar të ofrojë një prezantim të gjerë të historisë, kulturës dhe njerëzve të Selanikut gjatë një periudhe transformimesh intensive dhe bashkëjetese krijuese./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *