Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/07/2024
Në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore organizoi ekspozitën “Monumentet e Dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Qëllimi i kësaj ekspozite ishte të rikujtojë dhe të prezantojë objektet e dëmtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një koleksioni të vlerësuar të materialeve grafike dhe dokumenteve arkivore, të cilat janë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.
IKTK për realizimin e kësaj ekspozite, bashkëpunoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit Shtetëror e cila kontribuoi në mbledhjen e materialeve arkivore, si dhe me ekspertë të fushës që morën pjesë në këtë ekspozitë për të ndarë përvojën e tyre disa-vjeçare mbi historikun e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri.
IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale./ KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)