play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ekspertja tregon trukun që ju ndihmon të bini shpejt në gjumë

today20/11/2024

Background
share close

Flini në pak minuta me këtë truk që ndryshon lojën.

Shumë gjëra mund t’ju pengojnë të bëni gjumin e përsosur të natës. Të biesh në gjumë nuk është aq e lehtë sa tingëllon, dhe nëse kushtet nuk janë të përshtatshme, atëherë mund të kalosh orë të tëra duke u rrotulluar para se të bini përfundimisht në gjumë.

Një nga arsyet më të zakonshme që nuk mund të flini është sepse ngarkoheni me mendime të thella.

Është shumë e zakonshme kur ne shtrihemi natën që të na vijnë gjithfarë mendimesh – nga të menduarit për diçka që keni bërë më herët gjatë ditës deri tek planifikimi i asaj që do të bëni nesër.

Një eksperte meditimi ka ndarë një truk të lehtë që ju ndihmon të flini më shpejt.

Emily Kessler u bë virale me trukun e saj të çuditshëm, të cilën ajo këmbëngul se e përdor çdo natë për të “shpërqëndruar mendjen e saj” – dhe kjo e ka ndihmuar atë të flejë më shpejt se çdo gjë tjetër që ka provuar.

Në videon e saj, Emily pranoi se truku i saj “duket sikur nuk ka kuptim”, por u kërkoi njerëzve që t’i besonin procesit dhe t’i jepnin një hap, sepse ka bërë mrekulli për të.

“Më ka ndihmuar mua dhe të tjerëve që ua kam kumtuar këtë. Kur po përpiqeni të flini natën dhe jeni shtrirë në shtratin tuaj, ajo që ju rekomandoj është të merrni disa herë frymë thellë për të qetësuar trupin pak dhe pastaj filloni të vizualizoni një shtëpi”, tha ajo.

Emily pohoi se është e rëndësishme që shtëpinë që imagjinoni të mos jetë e juaja, por një që njihni me detaje.

Ajo thotë se e vizualizon shtëpinë e gjyshërve.

Ekspertja thotë të imagjinoni sikurse jeni në shtëpi, dhe po shikon me detaje përmbajtjet e secilës dhomë.

“Ka diçka në lidhje me këtë që e shpërqendron mendjen tënde aq sa të të lërë të biesh në gjumë. Unë s’kam arritur ta përfundoj kurrë të gjithë shtëpinë”, pohoi ajo mes tjerash.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%