play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

661 Results / Page 71 of 74

Background

Aktualitet

Kurti: Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes

Nga shumë sektorë të ndryshëm, disa kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, që po mbahet në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes. Më tej kryeministri Kurti para biznesmenëve austriak dhe kosovarë ka folur edhe për mundësitë që i kanë kompanitë për të […]

today21/04/2022

Aktualitet

Këtu mund të aplikoni për 100 euro shtesë

Linku ku mund të aplikojnë punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës ndodhet në Administratën Tatimore të Kosovës. Në këtë link i gjeni edhe të dhënat se çfarë kërkohet për aplikim në mënyrë që t’i merrni 100 euro. LINKU KËTU “Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse […]

today21/04/2022

Aktualitet

Kushti që duhet ta plotësojnë punëtorët e sektorit privat për t’i marrë 100 eurot shtesë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat Por, për të marrë këto shtesa, punëtorët duhet të jenë të deklaruar si të punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022. Ministria apelon që të keni kujdes te plotësimi i të dhënave të kërkuara, meqë nëse të dhënat janë të pasakta, aplikuesi s’do të mund të përfitojë nga subvencionimi. […]

today21/04/2022

Aktualitet

Ministri Peci: Ky është viti i fundit që ministria bën kompensimin e dëmeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, thotë se ky do të jetë viti i fundit që bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike.   “Ky do të jetë viti i fundit ku ne si ministri do të bëjmë kompensimin e dëmeve, pagesat ad-hoc janë të dobishme për fermerin por synimi është që ne duhet të bëjmë përpjekje për vitet e ardhshme të ngritim […]

today21/04/2022

Aktualitet

Deri me këtë datë vlen aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.

today21/04/2022

Aktualitet

Hysen Durmishi flet pas akuzave të PDK-së për keqpërdorim të 9 milionë eurove përmes tenderëve

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), se Qeveria ka keqpërdorur 9 milionë euro përmes tenderëve të asfaltimit. Deputeti i kësaj partie Abelard Tahiri përmes një konference për media, tha se gjatë një hulumtimi që ka bërë partia e tij, ka rezultuar se Qeveria apo Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar 42 kontrata një burimore, pa publikim të njoftimit për kontratë, vlera e […]

today18/04/2022

Aktualitet

Rusia sërish dështon të paguajë këstin e borxhit në më shumë se një shekull

S&P Global thotë se Qeveria e Rusisë nuk arriti dot të paguajë këstin e borxhit për herë të parë në më shumë se një shekull. Kësti prej 649 milionë dollarësh, duhej të paguhej në dollarë, por Kremlini e pagoi atë në rubla, pasi rezervat e saj në dollarë janë bllokuar në bankat e huaja. Dështimi i Rusisë për të bërë pagesat ndaj kredidhënësve ishte rezultat i sanksioneve që janë vendosur […]

today18/04/2022

Aktualitet

PDK: Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro, nënshkroi 42 kontrata një burimore

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demoktratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media, tha se nga 22 marsi 2021, pra nga dita e parë e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e deri me 7 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Infrastrukturës ka […]

today18/04/2022

Aktualitet

Oda e Përmbaruesve Privat kundërshton uljen e tarifave nga Ministria e Drejtësisë

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas nënshkrimit të udhëzim administrativ për t’i ulur për rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat. Nëpërmjet një reagimi në Facebook ata shkruajnë janë të shqetësuar me këtë vendim. “Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani […]

today13/04/2022

0%