Krasniqi: Qytetarët do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë rrymën 100 për qind më shtrenjtë
Pasi u votua formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se sot në Kuvend ka fituar demokracia. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikëqyrje të punës së Qeverisë. “Përmes themelimit të Komisionit […]