play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

661 Results / Page 32 of 74

Background

Aktualitet

Kërkohet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë prej 200 eurove për punëtorët e sektorit privat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për Kushtëzimin e përkrahjes së punëtorëve të sektorit privat me ngritje të pagave nga ana e bizneseve, kushtëzim ky që nuk i është vendosur punëtorëve të sektorit publik. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi në një konferencë për media kërkoi nga Kryeministri, Ministria e Financave, Parlamenti i Kosovës dhe institucionet tjera të vendit që […]

today02/11/2022

Aktualitet

Banka Botërore: Tërheqja e mjeteve nga Trusti do ta nxiste më tej inflacionin

Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi, siç thotë, një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin, që aktualisht është mbi 12 për qind. “Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të […]

today02/11/2022

Aktualitet

Çmimet e derivateve sot: Nafta lirohet pak, shtrenjtohet benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve. Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 43, duke shënuar ngritje për një cent nga dita e djeshme, derisa i gazit 71 centë. Këto çmime do të jenë të vlefshme deri nesër në orën 10:00.

today02/11/2022

Aktualitet

​Votohet në Komision Projektligji me amendamente për vendosjen e çmimeve tavan në produktet bazë

Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar me votat e mazhorancës të martën Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të […]

today01/11/2022

Ekonomi

Kosovarët i kanë në banka mbi 5 miliardë euro

Bizneset dhe familjet kosovare po del të kenë goxha para në banka. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës shuma që i ruajnë ata e tejkalon 5 miliardëshin. Në një përgjigje me shkrim për klankosova zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se vlera e depozitave ka arritur në 5.2 miliardë. Ai tha se kjo shifër është deri në muajin shtator. “Ju njoftoj se deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e […]

today31/10/2022

Aktualitet

Këto janë çmimet e derivateve sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi dje çmimoren e re të derivateve të naftës. Sipas njoftimit të ri, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.73 Euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.41 Euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.72 Euro për litër. Kjo çmimore, që hyri në fuqi dje, do të vlejë edhe sot.  

today31/10/2022

Ekonomi

Qeveria vazhdon masat emergjente të furnizimit me energji

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të vazhdojë masat emergjente të furnizimit me energji. Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të premte. Më 1 gusht, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente të furnizimit me energji. Masat e marra nga Qeveria e Kosovës kanë qenë në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. […]

today28/10/2022

Aktualitet

Caktohet tavani, kaq po shiten derivatet sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar tavanin për shitjen e çmimeve të derivateve në 24 orët e ardhshme, raporton Express. Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 73 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 72 centë. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

today28/10/2022

0%