ZRRE-ja gjobit KEDS-in dhe KESCO-n në vlerë prej 11.1 milionë euro
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) njofton se ka gjobitur Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) me 8.4 milionë euro dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) me 2.7 milionë euro. Sipas ZRRE-së, ky vendim për gjobitje ka ardhur pas shkeljeve që ka gjetur kjo zyre gjatë monitorimit të këtyre kompanive. “Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi […]