play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Efektet e glutenit: Përse marrja e vitaminave shtesë është aq e rëndësishëm te të sëmurët me celiakia

today20/11/2024

Background
share close

E vetmja terapi e sigurt te rasti i celiakisë është ushqimi pa gluten, përkatësisht ushqimi i cili përbëhet nga artikujt të cilët nuk përmbajnë gluten

Me ushqimin pa gluten, si pjesë e terapisë, shpesh rekomandohet shtesa e vitaminave dhe mineraleve.

Sëmundja celiake është një çrregullim autoimun, i cili bën që sistemi imunitar të dëmtojë veshjen e zorrës së hollë, që është pjesa e traktit tretës midis stomakut dhe zorrës së trashë.

Të sëmurët nga celiakia, tretmani i të cilëve përfshin suplementet, patjetër duhet të jenë të vetëdijshëm për disa gjëra.

E para, nuk ekzistojnë dy të sëmurë nga celiakia me simptoma të njëjta, prandaj nuk kanë as kërkesa të njëjta të organizmit. Do të thotë, që ajo që është e mirë për një të sëmurë nuk është e domosdoshme të jetë e mirë edhe për të sëmurin tjetër. Prandaj, vetëdisiplina me vete nuk tërheq edhe vetëdiagnzën apo vetëshërimin.

I gjithë procesi i tretmanit dhe i vitaminave shtesë duhet të mbikëqyret nga ekspertët, në të kundërtën qëllimet e mira të të sëmurit mund të shkaktojnë probleme shtesë, transmeton Telegrafi.

Gjëja e tretë e rëndësishme është që të sëmurët nga celiakia patjetër duhet të kuptojnë që gjendja e tyre është e karakterizuar si depresion i sistemit të imunitetit – me funksion të dobët të sistemit autoimun. Si të tillë, ata synojnë të përballojnë infeksione të ndryshme apo disa gjendje të tjera.

Dhënia e vitaminave mund të vëzhgohet nëpërmjet dy aspekteve të ndryshme:

– suplementet si kompensim i nutrienëve me të cilët është konstatuar deficiti
– suplementet si preventivë e sëmundjes dhe e gjendjes të cilat jo rrallë shfaqen, si pasojë e malnutriciomit (osteoporoza, anemia, hemorragjia, ngërçet e muskujve…).

Kur të jetë e përfshirë pjesa më e madhe e zorrëve me celiaki, mund të arrihet deri te malapsorpcioni, i cili do të shkaktojë deficit vitaminash dhe mineralesh të tretshme në ujë dhe yndyra.

Të sëmurët nga celiakia shpesh janë deficitarë në thartirën folike, sepse si edhe hekuri, absorbohet në pjesën e sipërme të traktit tretës (pjesa e zorrëve të cilat përgjithësisht më së shumti janë të dëmtuara me celiaki).

Thartira folike është e domosdoshme për sintezën e ADN-së, prandaj deficiti i thartirës folike pengon shërimin e zorrës së hollë të dëmtuar. Acidi folik dhe hekuri njëkohësisht janë edhe terapi për anemi.

Për shkak të absorbimit të dobët të zorrëve dhe tendencës që të lidhen me yndyrat malapsorbuese, të cilat kalojnë nëpërmjet sistemit, deficiti i magnezit dhe i kalciumit gjithashtu është i shpeshtë te të sëmurët nga celiakia.

Është shumë me rëndësi që mjekët të përcaktojnë statusin e magnezit në organizëm, sepse pa përmirësimin e deficitit të magnezit, dozat e ulëta të kalciumit dhe kaliumit më së shpeshti nuk mund të korrigjohen me vitamina shtesë.

Në disa raste, suplementimi i magnezit patjetër duhet të bëhet intravenoz, sepse marrja orale e magnezit mund të shkaktojë diarre.

Kalciumi dhe magnezi do të zbusin ngërçet e muskujve, por bashkë me vitaminën D përdoren me qëllim preventive të osteoporozës.

Për punë normale të sistemit tretës është shumë me rëndësi kompleksi i vitaminave B. Posaçërisht është i shpeshtë malapsorbimi i vitaminës B12, mungesa e së cilës shkakton aneminë pernicioze dhe çrregullime të shumta neurologjike.

Vitamina K ka rol të rëndësishëm në tretje, është e nevojshme për ngjizje të drejtë të gjakut dhe në formimin e indeve eshtërore. Te të sëmurët nga celiakia është i shpeshtë deficiti i kësaj, në yndyrat të vitaminave të tretshme.

Suplementimi i tyre është i rëndësishëm për shkak të kompensimit të nutrienit deficitar, kështu edhe me qëllim preventive të hemorragjisë dhe osteoporozës.

Në rast të absorbimit të dobët të proteinave, të sëmurët mund të marrin amino-thartira të lira në formën të cilën organizmi mund ta përdorë. Jo rrallë dobësimi i sistemit të imunitetit mund të pengohet me shtesat e herëpashershme të vitaminave A, E dhe C.

Në fund, është shumë me rëndësi të paralajmërohen të sëmurët që në të gjitha produktet patjetër të lexojnë deklaracionin, është shumë me rëndësi që preparatet të mos përmbajnë gluten apo burime gluteni.

Në preparatet pa gluten më së shpeshti shkruan: Nuk përmban: sheqer, amidon, qumësht, tharmë, konservanse, grurë, kripë, shije dhe ngjyra artificiale.

Disa preparate kanë në deklaracione shenjën: pa gluten. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%