play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK

today07/11/2025

Background
share close

Festivali i Këngës në RTK ka nisur mbrëmë, duke sjellë në skenë 20 këngë të përzgjedhura nga 44 aplikime, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.

Organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, festivali synon të promovojë muzikën vendore dhe bashkëpunimin ndërmjet artistëve shqiptarë.

Mbrëmja e parë nisi me performancën e korit “Siparantum” me këngën “Këngë moj”, të kompozuar nga Musa Piperku dhe orkestruar nga Memli Kelmendi.

Prezantuesit Rina Krasniqi dhe Dukagjin Podrimaj e cilësuan festivalin si një ngjarje që lidh traditën me të renë.

May be an image of one or more people and beard

Performancat e natës përfshinë një gamë zhanresh dhe mesazhesh, duke filluar me këngën “Amin” nga Teutë Halili, hip-hopin e Almir Krabës dhe baladat e Semi Tafajt e Laorjan Ejllit.

Fituesi i edicionit të kaluar, Endrit Krasniqi, riktheu në skenë këngën triumfuese “Flas me gjethen”, duke dhënë mesazhe inkurajuese për artistët e rinj.

May be an image of lighting

Përveç trofeut kryesor “Diamanti blu”, festivali do të ndajë çmime të veçanta si “Pena e argjendtë” për tekstin më të mirë dhe “Okarina e artë” për arritje jetësore.

Të ftuar specialë përfshinë këngëtaren Eneda Tarifa, e cila interpretoi një kolazh amerikan në nderim të Benito Mares.

No photo description available.

Drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla, dhe dirigjenti Memli Kelmendi theksuan rëndësinë e ngjarjes si një skenë ku gërshetohet tradita me të rejën.

Mbrëmja e parë u mbyll me interpretimin e 20 artistëve konkurues, duke rikthyer në skenë këngën e Nexhmije Pagarushës “Baresha”.

Festivali vazhdon edhe dy netët e ardhshme, ku do të interpretohen pjesa tjetër e këngëve dhe do të shpallet fituesi i edicionit të tretë. Në finale do të performojë edhe Gjon’s Tears, këngëtari kosovar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion 2021.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *