play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Edhe doza të ulëta të ushtrimeve ndihmojnë në parandalimin e depresionit, sipas studimit

today03/05/2022

Background
share close

Depresioni është një çrregullim humori që shkakton një ndjenjë të vazhdueshme trishtimi dhe humbje të interesit.

Për disa njerëz kjo është një mënyrë jetese, por të tjerët mund të përjetojnë periudha depresioni herë pas here. Pavarësisht nëse vuani apo jo nga çrregullimi i humorit, një studim i ri ka gjetur efektet e thella që edhe pak ushtrime kanë në ngritjen e humorit.

Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Medical Association Psychiatry, zbuloi se stërvitja, “në nivele nën rekomandimet e shëndetit publik”, prodhoi përfitimet më të rëndësishme të shëndetit mendor.

Hulumtimi i fundit, gjeti lidhjen me simptomat e përmirësuara të depresionit. Ai vuri në dukje se edhe ndryshimet e vogla si një shëtitje e shkurtër sollën përmirësimet më të forta të shëndetit mendor.

Në meta-analizën e 15 studimeve që përfshinin rreth 190 mijë njerëz, studiuesit kërkuan të përcaktojnë se sa ushtrime nevojiten për të reduktuar depresionin.

“Rezultatet tona tregojnë një lidhje të kundërt me ndryshimet më të mëdha në rrezik të vërejtura midis dozave të ulëta të aktivitetit fizik, duke sugjeruar se shumica e përfitimeve realizohen kur kalohet nga mungesa e aktivitetit në të paktën disa”, thuhet në raport.

Gjatë stërvitjes, sistemet e trupit përgjigjen menjëherë për të siguruar energji për punën e muskujve. Pas ushtrimeve të rregullta dhe të përsëritura, këto sisteme përshtaten për t’u bërë më efikase.

Për sa i përket përfitimeve psikologjike, stërvitja e rregullt mund të ketë një ndikim thellësisht pozitiv në depresion dhe ankth. Ajo gjithashtu lehtëson stresin, përmirëson kujtesën, ju ndihmon të flini më mirë dhe rrit disponimin tuaj të përgjithshëm.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%