play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

E fejuara e Jeff Bezos do të drejtojë një ekuipazh vetëm femra në një udhëtim në hapësirë, mes tyre edhe Katy Perry

today28/02/2025

Background
share close

Lauren Sanchez, e fejuara 55-vjeçare e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, së shpejti do të realizojë ëndrrën e saj për të udhëtuar në hapësirë.

Dihet që Sanchez është trajnuar normalisht për të fluturuar me helikopterë, por këtë herë ajo do ta gjejë veten në rolin e një pasagjeri në një aeroplan special.

Lauren do të drejtojë një ekuipazh vetëm femra në misionin për Blue Origin, i cili u themelua në vitin 2000 nga Bezos si një kompani amerikane e teknologjisë hapësinore me bazë në Washington. Lancimi është planifikuar për pranverën e këtij viti dhe asaj do t’i bashkohen gra nga fusha të ndryshme.

Kush janë pasagjeret e tjera?

Në mesin e pasagjerëve do të jenë prezantuesja e famshme televizive Gayle King, këngëtarja e njohur Katy Perry, inxhinierja e hapësirës ajrore Aisha Bowe, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn.

“Ajo është e nderuar të udhëheqë një ekip eksploruesish në një mision që do të riimagjinojë perspektivën e Tokës, do t’i fuqizojë ata të ndajnë historitë e tyre dhe do të krijojë një ndikim të qëndrueshëm që do të frymëzojë brezat që do të vijnë”, tha Blue Origin në një deklaratë.

Sanchez po ashtu bëri një postim lidhur me këtë në llogarinë e saj në Instagram.

“Nëse dikush do të më thoshte se një ditë do të mund të shkoja në hapësirë, patjetër që do të kisha qeshur. Nuk mund ta besoj që po ndodh”, tha ajo. “Mendova se ëndrra për t’u bërë pilote ishte një punë e madhe. Kjo është edhe më e madhe”, shtoi ajo ndër të tjera.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%