play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Dy peshqirë të braktisur pranë një liqeni ‘ngritën në këmbë’ shërbimet e urgjencës në Gjermani

today22/06/2022

Background
share close

Dy peshqirë të braktisur në një liqen në rrethin Donau-Ries shkaktuan një operacion në shkallë të gjerë që përfshinte rreth 90 shërbime emergjente.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një liqen pranë Kaisheim në distriktin Swabian të Donau-Ries, ku dy peshqirë banjoje të braktisur kanë shkaktuar një operacion të madh kërkimi.

Siç ka thënë policia, një student ka thirrur autoritetet e urgjencës të hënën pasi ka vërejtur dy peshqirë banjoje të lagur dhe pije – derisa aty nuk kishte asnjë njeri.

Meqenëse rrobat ishin ende të braktisura pas disa orësh, djali u shqetësua se dikush mund të ishte mbytur.

Si rezultat, aty filloi një operacion në shkallë të gjerë.

Zjarrfikësit dhe shërbimi i shpëtimit të ujit kanë kërkuar ndër të tjera liqenin me zhytës.

Mirëpo, kur u bë e ditur se peshqirët e banjës ishin shtrirë në liqen gjatë gjithë ditës, kërkimi u ndërpre.

Siç vlerësohet më tej, arsyeja e panikut dhe reagimi i shërbimeve të shpëtimit nuk është befasuese.

Gjegjësisht, ditëve të fundit në Gjermani disa persona janë mbytur në liqene, lumenj dhe pishina.

Sipas autoriteteve, të paktën 299 njerëz u mbytën në Gjermani vitin e kaluar.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%