Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka mbyllur në mënyrë të mahnitshme festivalin “Rock In Rio 2022”.
Artistja nga Kosova me renome botërore ka performuar e fundit në mbylljen e festivalit të famshëm në Brazil, që dhuroi disa netë radhazi performanca nga artistë të ndryshëm.
27-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa video e fotografi, për të dhënë një vështrim nga nata spektakolare.
“Rock In Rio 2022. Faleminderit faleminderit miliona herë. Natë e paharrueshme – e nderuar që mbylla festivalin, performova në natën e fundit”, u shpreh zeshkania.
Në po të njëjtën ditë ka kënduar edhe këngëtarja tjetër me famë botërore, Rita Ora.
Të dy nga vajzat sollën interpretime të shkëlqyera të hiteve të tyre që kanë krijuar ndër vite.
Krahas Lipës dhe Ritës në këtë mbrëmje performuan edhe: Iron Maiden, Guns N’ Roses, Green Day, Justin Bieber, Demi Lovato, Gilberto Gil, Post Malone, Camila Cabello e Avril Lavigne.


Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)